Report TV - Veliaj: Krenar për të gjithë infermierët, janë dhe do të jenë gjithmonë heronjtë tanë
  • 4 years ago
Në Ditën Ndërkombëtare të Infermierit, Bashkia e Tiranës organizoi një ekspozitë fotografish, me historikun e ngritjes së këtij shërbimi në vendin tonë, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj i dhuroi një buqetë me lule Dhurata Osmanllarit, infermierja që sot mbushi 50 vjeç, në shenjë mirënjohje për punën e saj në mbrojtje të jetëve njerëzore.

?I uroj të gjithë infermierëve, mamive, atyre që ndihmojnë në vijën e parë të frontit, gëzuar! Është 200-vjetori i infermierëve. Duam t?i urojmë edhe Dhuratës sonë gëzuar 50-vjetorin! Shpresoj shumë që duke vendosur në qendër të Tiranës infermierët dhe duke bërë këtë ekspozitë të hapur, që i gjithë qyteti ta shijojë në orët e lejuara të daljes, të kujtohemi që këta infermierë, që ishin sot heronjtë tanë, të jenë heronjtë tanë edhe nesër?, tha ai.

Veliaj nënvizoi se kjo situatë pandemie do të kalojë, por puna dhe sakrificat e të gjithë personelit mjekësor, që përballet me sfida të vazhdueshme, meritojnë të vlerësohen gjithmonë.
Recommended