Ora News -Balla publikon foton: Vëllai i pritësit të 3.4 miliona eurove në zyrën e Bashës

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Taulant Balla publikon foto duke deklaruar se vëllai i një prej pritësve të 3.4 milionë eurove ka dalë në zyrën e Lulzim Bashës.

"Ja ku je Lulzim me vëllanë e personave në kërkim për drogë, për paratë. Ja ku e ke. Ja ku je Lulzim me vëllain e dy personave E.V dhe A.V të shpallur në kërkim si pritës të parave. Ja ku e keni në zyrën e Lulzim Bashës. I vëllai me iniciale A.V. Vëllai i dy personave që prisnin paratë në zyrën e Lulzimit. Toyotën kam frikë se mos e prisje ti mor Lulzim, dyshoj. A i shërbeu Lulzim Basha këtyre djemve, vëllait të mikut të Lulzimit në zyrë të Lulzimit, kjo është një çështje që i takon drejtësisë. Unë këtë provë do ja dorëzoj sot drejtësisë siç bëra dje. Kjo është prova se ky derdimen që e keni bërë kryetar partie është jo i paaftë por është një budalla që njofton vëllain e mikut nga foltorja e Kuvendit që mos ti bjerë nga Ankona por nga Bari, kjo është prova." tha Balla.

Ndërkohë Basha u largua nga seanca menjëherë pasi mbaroi fjalën e tij në foltore.

Ne replike Edmond Spaho u shpreh: Taulant shiko hetimin se mos të dalë gjë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/balla-publikon-foton-vellai-i-personave-qe-prisnin-toytotat-me-miliona-euro-ne-zyren-e-bashes

Recommended