Misteri i miliona eurove dhuruar tek fondacionet fetare! Elvis Naçi ende asnjë ndërtim në Thumanë

  • 4 years ago
TIRANË - Kur kanë kaluar dy muaj nga tërmeti i 26 nëntorit, akoma nuk kuptohet si do të përdoren fondet e mbledhura nga fondacionet fetare në vend.

Në komitetin e rindërtimit, mbajtur më 9 dhjetor 2019 në kryeministri, Elvis Naçi imami i cili drejton dhe fondacionin bamirës "Firdues" deklaronte se nga donacionet e shqiptarëve ai kish arritur të mbledhë 6 milion euro dhe shpresonte që shifra të arrinte në 10 milion euro, shumë e destinuar, sipas premtimit të tij, për të rindërtuar shtëpitë në Thumanë.