Pa Gjurme - Reagon vëllai i Bleona Matës pasi sheh foton e ekspertëve amerikane. BBC bashkëpunon ..
  • 5 years ago
Pjesa e dyte dt 26 Mars Pa Gjurme - Reagon vëllai i Bleona Matës pasi sheh foton e ekspertëve amerikane. BBC bashkëpunon me Report Tv për gjetjen e vogelushes.
Drama e familjes Dylaj erdhi e rrëfyer në Pa gjurmë nga një gjyshe me aftësi të kufizuara fizike, e cila jeton në kushte ekstreme bashkë me nipin dhe mbesën e saj.

Dy fëmijët e vegjël djali 4 dhe vajza 8 vjece të mbetur jetim kujdesen për të moshuarën, e cila është edhe e verbër, ndërsa mbahen me ndihma që fqinjët sjellin për ta. Dallandyshja jeton në një dhome dhe në kushte të vështira higjeno- sanitare.

Në një shtëpi me qera në lagjen Liri të Fierit, drama e kësaj familje preku mbarë opinin publik. Një rast social tejet delikat i cili solli reagimin edhe të institucioneve shtetërore. Dy të miturit sot ndodhen në institucion dhe janë kthyer në shkollë ndërkohë Bashkia Fier ka ofuar dhe kujdestare per gjyshen e sëmurë.

Pas shfaqjes për herë të parë të fotos që tregon rritjen e 6-vjeçares në atë kohë, sot një adoleshente të Bleona Matës, Report TV udhëtoi drejt qytetit të Kukësit aty ku jeton familja e Bleonës, nëna, vëllai si dhe gjyshi Zenel Mata.

Reagimet e para te vëllait dhe emocionet e gjyshit, pasi panë për herë të parë foton që tregon rritjen moshore të Bleonës.

Gjysh Zeneli i prekur nga fotoja e realizuar nga ekspertët ndërkombëtar thotë se shpresojnë në rikthimin e Bleonës.

"Kemi 9 vjet që po presim nga zoti që ku do të dalë shenja e Bleonës dhe kjo para një jave doli. Ne si familje jemi të mallëngjyer për këtë. Jemi pa gjumë tërë kohën mendojmë për të. E vetmja shpresë për ne është emisioni "Pa Gjurmë" që është futur në këtë mes dhe ne ishalla prej zotit do na sjelli vajzën. Kjo më jep kurajën të jetoj edhe ca. E kam deklaruar edhe më herët që nuk do vdes pa e parë vajzën. 9 vjet duke kërkuar me hoxhallarë, bejlerë e gjithçka, sot u bë realitet prej jush", shprehet Zenel Mata.
Recommended