Ora News - Pas vendimit për negociatat, Haçkaj: Administrata shqiptare të fillojë nga puna

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ardian Haçkaj nga Instituti për Zhvillim dhe Bashkëpunim tha në studion e lajmeve të Ora News se vendimi i ministrave të jashtëm të BE që negociatat me Shqipërinë të nisin në qershor të 2019 është një dritë jeshili. Sipas tij ky vendim i jep mundësi administratës shqiptarë që të fillojë nga puna.

Haçkaj: Është dritë jeshile për fillimin e negociatave. Në terma praktikë kjo mund të përkthehet që më në fund administrata shqiptare mund të fillojë nga puna praktike për përgatitjen e diskutimit të kapitujve për negociata me BE.

Është një vlerësim i përpjekejeve që janë bërë deri tani, por është edhe një shenjë që BE dhe disa shtete anëtare në vecanti i japin Shqipërisë dhe Maqedonisë për të vazhduar në këtë rrugë dhe të prodhojnë rezultate të prekshme që në fund të hapin zyrtarisht fillimin e negociatave. Nga ana zyrtare negociatat quhen të hapura kur konferenca ndërqeveriare zhvillohet dhe atëherë nis negocimi i kapitujve një nga një. Sot ministrat e jashtëm kanë rënë dakord që puna për administratën shqiptare dhe maqedonase të fillojë. Ne dëshironim që fillimi zyrtar, konferenca ndërqeveritare, që është starti i agrës të ndodhtë në dhjetor të 2018, por kjo ka qenë e vështirë për shkak të qëndrimit të Francës, Holandës dhe Danimarkës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pas-vendimit-negociatat-hackaj-administrata-shqiptare-te-filloje-nga-puna