RTV Ora - Rama përballet me gruan e larguar padrejtësisht nga puna: Përgjegjësinë e ka qeveria
  • 5 years ago
#rtvora

Kryeministi Edi Rama zhvilloi një takim sot me qytetarët që kanë gjetur zgjidhje nga platforma e bashkëqeverisjes. Ai u përballa me një grua nga Vlora e cila tregoi rastin e pushimit nga Ministria e Turizmit dhe kalvarin e saj të gjatë nëpër gjykata për tu rikthyer në vendin e punës.

I ndodhur përballë fakteve, Rama pranoi se faji është i qeverisë, ndërsa theksoi se i vjen zor nga ngjarja që ka ndodhur.

Qytetarja: "Pas një eksperience 7 vjeçare në administratë, vendosa të konkurroja për të qenë në profilin tim, në fushën e Turizmit. U krijua ministria e asaj kohe dhe nëpërmjet DAPP-it konkurrova dhe fitova në një nga vendet që unë dëshiroja. Pasi kalova me sukses shkollën e administratës publike dhe u certifikova si nënpunëse civile në fund të viti të provës, drejtorët vendosën të mos më konfirmojnë si nënpunëse.

Vendosa ta ndiqja këtë çështje në gjykatë në vitin 2015 dhe e mbrojta e vetme, pa avokat. Gjykata vendosi të më kthente në vendin e punës dhe të më paguante që nga dita e shkëputjes deri në momentin e emërimit. Apelohet nga ministria dhe e fitoj më 14 shkurt 2018 po e vetme, pa avokat.

Kisha lidhur një kontratë me përmbarues. Në shtator akoma nuk po merrte drejtim. Nga 25 shkurti i jam drejtuar platformës për bashkëqeverisje dhe pas tre ditësh jam thirrur dhe sqaruar se situata do merrte drejtim shumë shpejt. Sot jam po aty ku doja dhe falë platformës."

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rama-perballet-me-gruan-e-larguar-padrejtesisht-nga-puna-me-vjen-zor-pergjegjesine-e-ka-qeveria

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended