Report Tv - Aksident në aksin Korçë-Kapshticë, plagosen rëndë dy persona

  • 6 years ago
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në afërsi të fshatit Neviçisht të Korçës, dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, si pasojë dy persona janë plagosur rëndë.

Mësohet se nga ky aksident kanë mbetur të plagosur 2 persona të cilët raportohet të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas policisë dyshohet se shkak i aksidentit ka qënë lagështia në rrugë.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Recommended