I dënuar për trafik e prostitucion, vëllait të ish-deputetit Kosta i sekuestrohen bizneset

  • 6 years ago
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka urdhëruar sekuestrimin e pasurisë së biznesmenit Ardjan Kosta, i cili është njëherësh dhe vllai i ish-deputetit të qarkut Elbasan, Hamit Kosta. Bëhet fjalë për pesë pasuri, ku dy prej tyre janë sipërfaqe tokë në fshatin Fatishe, njëra është kompania ?Kosta 2001?, një ndërtesë ekonomike dhe një shtëpi 3 katëshe, ku në katin e saj të parë është ndërtuar një lokal.

Ardjan Kosta rezulton të jetë dënuar në Itali për akuza të shfrytëzimit të prostitucionit dhe për pasojë ai është objekt i hetimit pasuror me ligjin antimafia. Pak ditë më parë prokurorët i kanë kërkuar gjykatës së Krimeve të Rënda, të pranojë kërkesën e tyre për të vënë në sekuestro katër pasuritë që zotërohen nga Ardjan Kosta, vllai i ish-deputetit.

Pasuria e sekuestruar
Më konkretisht prokuroria kërkoi sekuestrimin e një sipërfaqe toke prej 1153 metra katror që ndodhet në fshatin Fatishe. Po në të njëjtin fshat, Kosta zotëron një tjetër sipërfaqe toke, ku në të ka ndërtuar një objekt tre katësh. Sipërfaqja totale e tokës është 3801 metra katror, ku Kosta ka ndërtuar një vilë tre katëshe, një lokal dhe dy kate i disponon për banim.

Ndër pasuritë e tjera që prokuroria ka kërkuar të sekuestrojë 100 për qind të aksioneve të kompanisë ?Kosta 2001? që zotërohet nga ai. Si dhe një ndërtesë tjetër soc-ekonomik,e ndërtuar si shtesë tek objekti ekzistues. Të gjitha kërkesat e prokurorisë janë pranuar nga gjykata, gjë e cila i ka hapur dritën jeshile prokurorisë për urdhërimin e sekuestrimit të këtyre pasurive.

Recommended