Atentat vellait te ish-deputetit Arben Ndoka

  • 6 years ago
9 plumba dyshohet se i kanë marrë jetën Aleksandër Ndokës, i gjetur i vrarë rreth orës 4:20, minuta të mëngjesit në lagjen ?Nënë Tereza?, në Lezhë.

Vëllai i ish-deputetit socialist Arben Ndoka, i cili kryente edhe funksionin e anëtarit të Këshillit Bashkiak të qytetit, u qëllua me armë zjarri përpara banesës së tij, teksa po zbriste nga automjeti tij ?Mitsubishi?.

Në vendin e ngjarjes, ekspertët e policisë kanë gjetur 14 gëzhoja automatiku ?Kallashnikov?, por burimet e policisë thonë se 48 vjeçari kishte së paku 9 plumba në trup.

Nga hetimet e para dyshohet se Ndoka mund të jetë ekzekutuar disa orë përpara se të konstatohej nga familjarët e tij. Ata i thanë policisë së kishin dëgjuar zhurma rreth orës 22:00 të së premtes, por i menduan si fishekzjarre.

Kur vunë re se i 48-vjeçari nuk po kthehej në banesë, dolën në oborr ku e gjetën të vrarë në makinë. Nga veprimet e para, hetuesit dyshojnë se autorët kanë qenë jo më pak se dy persona.

Policia sekuestroi pamjet e kamerave të sigurisë së disa bizneseve të zonës, për të parë lëvizjet e mundshme të autorëve. Po kështu janë shoqëruar disa persona, të cilët po merren në pyetje.

Aleksandër Ndoka së fundmi ishte emëruar Drejtor i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit në Shkodër. Ai rezulton të ishte pa precedentë penalë siç dëshmon edhe formulari i tij i Dekriminalizimit.

Pika kontrolli janë ngritur në disa zona dhe kryqëzime të qytetit të Lezhës ndërsa policia lokale po mbështetet edhe nga dy grupe të FNSH-së së Shkodrës.

Tv Klan

Recommended