Të përfituara me drogë dhe prostitucion/ Sekuestrohen 2 milionë euro pasuri kriminale
  • 4 years ago
Policia e Durrësit njofton se ka sekuestruar pasuri me burim kriminal me vlerë 2 milionë euro.


2 milionë euro dyshohen si të përfitura nga veprimtaria kriminale në fushën e trafikimit të drogës dhe shfrytëzimit të prostitucionit dhe i përkasin shtetasit P. T., 51 vjeç, banues në Durrës, i dënuar për veprat penale ?Trafikimi i drogave? dhe ?Shfrytëzim Prostitucioni?.

Pasuritë e sekuestruara janë dy pallate dhe një bar hotel në lagjen Nr. 13 Durrës.

Njoftimi

Vijon puna për gjurmimin, evidentimin dhe sekuestrimin e aseteve që rrjedhin dhe janë përfitur nga veprimtaria kriminale.

Sekuestrohen pasuri me vlerë 2 milionë euro të dyshuara si të përfitura nga veprimtaria kriminale në fushën e trafikimit të drogës dhe shfrytëzimit të prostitucionit.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për gjurminin, evidentimin dhe sekuestrimin e aseteve të përfitura nga veprimtaria mkriminale, referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, në vitin 2017 materialet në ngarkim të shtetasit P. T., për veprën penale ?Pastrimi i produketeve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale?.

Në vijim të veprimeve, pas hetimeve të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Finanaciar në DVP Durrës u bë ekzekutimi i vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vendosjen e masës së sigurimit pasuror, ?Sekuestro të pasurive?, të shtetasit P. T., 51 vjeç, banues në Durrës, i dënuar për veprat penale ?Trafikimi i drogave? dhe ?Shfrytëzim Prostitucioni?.

Pasuritë e sekuestruara janë dy pallate dhe një bar hotel në lagjen Nr. 13 Durrës.

Shuma e sekuestrimit kap vlerën e 2 000 000 euro sipas çmimit të tregut.

Materialet shtesë i kaluan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Policia#Durres#TopChannel
Recommended