Ora News - Përplasen dy autobusa të linjës Tiranë-Kamëz, plagosen 6 pasagjerë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjashtë pasagjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur tek Ktheza e Kamzës.

Policia thotë se në aksident janë përfshirë dy autobusa të linjës Tiranë-Kamëz, të cilët janë përplasur me njëri-tjetrin.

"Më datë 22.06.2018, rreth orës 08:10, tek kthesa e Kamzës janë përplasur dy autobuza të linjës ?Tiranë - Kamëz? me targë AA628 GC, me drejtues shtetasin K. A., 43 vjeç dhe me targë AA 958 LN, me drejtues shtetasin S. R., 40 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore në SQU shtetasit, A. P., 22 vjeçe, S. R., 43 vjeç, V. H., 23 vjeç, S. K., 53 vjeç, K. G., 19 vjeçe dhe E. L., 22 vjeçe ( të gjithë pasagjer në dy autobusat e linjës ?Kamëz-Tiranë ), sqaron policia.

Shërbimet e policisë dhe drejtuesit e autobusave ndodhen në vendngjarje, po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore për zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të përplasjes.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/perplasen-dy-autobuse-te-linjes-tirane-kamez-plagosen-6-pasagjere

Recommended