Ora News - Fier, policia ndjek një gomone, skafistët e braktisin në det

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia e Vlorës dhe ajo e Fierit, Delta Forcë dhe policia Kufitare që prej mbrëmjes së djeshme kanë nisur një aksion pasi pikasën një gomone. Aksioni nisi rreth orës 21:00, ku edhe filloi ndjekja e gomones.

Policia thotë se gomonia është ndjekur deri në afërsi të Darzes në Fier, ku edhe më pas është braktisur nga skafistët.

Nuk dihet ende kujt i përket gomonia dhe sa persona ishin në bord.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për kapjen dhe identifikimin e pronarëve të skafit dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/fier-policia-ndjek-nje-gomone-skafistet-e-braktisin-ne-det

Recommended