Report Tv - Rriten kërkesat për azil në Fier, Shtëpia e të Moshuarve nuk po i përballon kërkesat

  • 6 years ago
Kërkesat në rritje për tu strehur në azilin e të moshuarve në Fier ka shkaktuar mjaft konfuzion si tek të moshuarit ashtu edhe te stafi i qendrës së të moshuarve. Kushtet e vështira ekonomike, emigracioni, por në disa raste edhe braktisa e të moshuarve nga fëmijtë kanë bërë që numri i kërkesave për strehim të jetë mjaftë e lartë.

Drejtoresha e Shtëpisë së të Moshuarve në Fier shprehet se kapaciteti maksimal i pranimit në këtë qendër është vetëm 60 persona, por numri i kërkesave e kalon dyfishin.

Qendra e të moshuarve në Fier është rajonale, çka ka bërë që numri i kërkesave të jetë shumë i lartë. Ndërtesa e shtëpis së të moshuarve në fier është rikonstruktuar disa herë, por hapësirat nuk janë zgjeruar.

Recommended