Ora News - Veliaj në Pragë: Respekt e mirënjohje për artistët, mund të bëjmë gjëra të mrekullueshme

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Sheshi ?Skënderbej?, Pazari i Ri, Bulevardi i Ri, por edhe transformimi që ka pësuar kryeqyteti në këto tre vite, i siguroi Tiranës ftesën në një prej konferencave më të rëndësishme të arkitektëve dhe urbanistëve, e cila u zhvillua në Pragë të Republikës Çeke. Kryebashkiaku Erion Veliaj i cilësoi si tepër pozitive vlerësimet që vijnë për Tiranën, në një kohë kur në kryeqytet po zhvillohen dëgjesa me artistët për çështjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Ai u shpreh me respekt e mirënjohje për artistët, si dhe nënvizoi se me pak dashamirësi mes njëri-tjetrit, mund të bëhen gjëra të mrekullueshme.

Veliaj: Më vjen mirë që gjithë ky vlerësim për Tiranën, mënyra si është gjallëruar qyteti, vjen edhe pas diskutimeve që kemi filluar me artistët për teatrin. Jam i bindur se në qoftë se me të njëjtën dashamirësi që po na sheh bota dhe që po na fton çdo javë të tregojmë historinë tonë të transformimit, ndërkohë që javën tjetër presim rezultatin e çmimit për sheshin ?Skënderbej?, të kishim edhe këtë dashamirësi për njëri-tjetrin, që ndajmë një qytet, një hapësirë ku kemi lidhur jetën, mund të bëjmë gjëra të mrekullueshme.

Kreu i bashkisë shtoi se ndihet i inkurajuar nga dëgjesa e zhvilluar para dy ditësh me komunitetin e aktorëve dhe regjisorëve për çështjen e Teatrit Kombëtar, si një mënyrë për të shfrytëzuar shansin historik për t?i dhënë Tiranës një teatër të ri dinjitoz, edhe për gjeneratën tjetër.

Veliaj: Jam shumë i inkurajuar nga dëgjesa që patëm me aktorët sepse patëm një ulje tensioni, lamë mënjanë mëritë e vjetra, nisëm një faqe të re të diskutimit. Nëse me këtë mirësi mendojmë si të shfrytëzojmë një shans fantastik për t?i dhënë Tiranës një teatër të ri, duke lënë mënjanë cic-micet e duke menduar për të mirën e përbashkët, që pas 20-30 vitesh të jemi krenarë që kur kishim vendimmarrjet në dorë, morëm një vendim të drejtë për ta modernizuar qytetin, siç po bëjmë edhe në fusha të tjera.

Veliaj tha se Tirana vazhdon të jetë një shembull fantastik në Europë, ku po vlerësohet në shumë prej nismave të saj të transformimit.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/veliaj-ne-prage-respekt-e-mirenjohje-artistet-mund-te-bejme-gjera-te-mrekullueshme

Recommended