Ora News - Rama: Ata që organizojnë maskarada të mbrojtjes flenë rehat kur shohin qenefe

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Veliera është projekti që ka ngjallur debate të forta pro e kundër jo vetëm në Durrës. Kryeministri është pozicionuar qartë në mbështetje, duke i cilësuar sharlatanë ata që e kundërshtuan dhe sipas tij palë të asaj që e cilësoi histori të turpshme, janë bërë edhe gjyqtarë.

Edi Rama: Shpresoj shumë që maskarada e organizuar politikisht dhe mes disa sharlatanëve që vetëquhen mbrojtjës të ambientit për të bllokuar një nga projektet që jam i bindur që kush e ka kundërshtuar sot nesër do ta mohojë që e ka kundërshtuar dhe do të skuqet.

Por për tu skuqur jo gjanëm, se këta nuk e kanë më në trup kimikatin e skuqjes së njeriut, kur Veliera të jetë e përfunduar. Është një ndërhyrje nga ato që transformojnë jo vetëm një zonë por imazhin e një qyteti të tërë dhe shpresoj që maskarada të përfundojë një orë e më parë dhe puna të vazhdojë dhe sezonin e ardhshëm Veliera të jetë aty si një vend që jo vetëm është trasnformuar nga pikëpamja e shëmtisë, ndotjes e trafikut por dhe është kthyer në një magnet për të gjithë vizitorët e këtij qyteti.

Por projekti i Velierës nuk është i vetmi që ka ngjallur detabe. Para tij debate publike ka pasur për parkun e liqenit apo stadiumin kombëtar, shëtitoren e Vlorës e Himarës dhe sheshin "Skënderbej"

Për Ramën ata që orkestrojnë këto maskarada të mbrojtjes së identitetit, flenë rehat kur shikojnë ujra të zeza e qenefe dhe rrënoja apo kuazi rrënoja, ndërkohë që hidhen përpjetë e bëhen bashkë sapo vjen një projekt i ri për të sjellë një transformim të rëndësishëm.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/rama-ata-qe-organizojne-maskarada-te-mbrojtjes-se-identitetit-flene-herat-kur-shohin-qenefe