Ministria e Mbrojtjes nderon Besim Fagun - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministria e Mbrojtjes nderoi me medaljen për shërbime te shquara një nga legjendat e klubit te partizanit Besim Fagu . Ne një ceremoni te veçante përkujtimore me rastin e 90 vjetorit te lindjes ministria Kodheli theksoi se ishte një nder i veçante qe nderonte një nga gjigantet e sportit shqiptar, themeluesin dhe drejtuesin e klubit sportiv Partizani. Është padyshim një nga lojtarët e rrallë jo vetëm në Shqipëri, por edhe për numrin e madh të kampionateve të fituara me një skuadër. Ai luajti për klubin e kuq për 12 vite rresht. Mbrojtësi shtatlartë i ?Partizanit? do ta mbyllte karrierën e tij të suksesshme me tre tituj rresht, duke e çuar në shtatë numrin e trofeve me ?Partizanin?. Gjatë kësaj periudhe, Besim Fagu ngriti edhe katër herë Kupën e Shqipërisë. Gjithashtu fagu ka qenë pjesë e trofeut të vetëm ndërkombëtar të Shqipërisë Kupën Ballkanike me kombëtaren në 1946.

Recommended