Ora News - Basha: Eshtë urgjente largimi i Fatmir Xhafës

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nëse duam Europën, Fatmir Xhafaj duhet të largohet një orë e më parë nga qeveria. Është urgjente! Deklaroi kryetari i PD-së Lulzim Basha në një prononcim për median nga selia e PD-së.

Basha tha se Rama, Tahiri dhe Xhafaj janë pengesat kryesore të integrimit në BE të Shqipërisë.

Basha: Hapja e negoicatave dhe integrimi i Shqipërisë në BE nuk është proces reklamash dhe lobimesh por proces i vërtetë i sjelljes si europianë.

Fasada ka rënë dhe qeveria është lakuriq para botës.

Zgjedhja që kemi para nesh është e qartë. Saimir Tahiri duhet të jetë aty ku e kanë vendin trafikantët.

Nëse duam Europën Fatmir Xhafaj duhet të largohet një orë e më parë.

Nëse duam Europën Qeveria duhet të luftojë jo të mbrojë krimin e korrupsionin.

Nëse duam Europën të bëjmë reformë zgjedhore dhe të ndalim një herë e përgjithmonë shitblerjen e votës.

Rama, Tahiri Xhafaj janë pengesat kryesore të integrimit në BE

Është urgjente largimi i Fatmir Xhafës dhe dhënia fund e mbrojtjes politike që Rama po i bën Saimir Tahirit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/basha-eshte-urgjente-largimi-i-fatmir-xhafes

Recommended