Report TV - Kapet breshka e rrallë e llojit Kareta në brigjet e Orikumit

  • 6 years ago
Një breshkë e rrallë me një peshë afro 40kg ka rënë në rrjetat e peshkatarëve mëngjesin e sotëm në brigjet e Orikumit. Breshka është e llojit Kareta, ka një moshë afro 45-vjeçare dhe është e matrikulluar me kodin AL 1059.

Peshkatari Sherif Durmishi, i cili nxori Breshkën në breg shprehet se ajo nuk ka dëmtime dhe është me shëndet të plotë. Sipas tij, afrimi i këtyre specieve në breg vjen edhe si pasojë e ngrohjes ujore dhe moratoriumit.

Kohët e fundit, bën me dije peshkatari Durmishi, janë shtuar rastet kur në rrjetat e peshkatarëve bien gjallesa të rralla dhe problem mbetet gjuetia me dinamit, pasi asgjëson specie të rralla.

Recommended