Report TV - E rrallë në Sarandë! Gruaja sfidon temperaturat e ulëta dhe noton në det

  • 4 years ago
Teksa Janari mund të konsiderohet edhe muaj më i ftohtë i vitit, ka edhe nga ata guximtarë që i drejtohen detit për të notuar. Kështu ka ndodhur me një grua në Sarandë, e cila është filmuar teksa noton se detin e këtij qyteti.

Kemi parë disa raste ku burra në Vlorë apo në Durrës, notojnë në det, por kjo është një ngjarje e pazakontë  dhe mund të thuhet se për herë të parë shohim një grua që noton në mes të dimrit.

Gruaja është e shoqëruar edhe nga djali i saj i vogël i cili shikon nënën e tij teksa noton, ndërsa vetë ecën në breg. Djali duke i pashqetësuar dhe herë pas herë luan me guralezët në breg.

Recommended