Ora News - Gratë në Shqipëri janë më të arsimuara por paguhen më pak se burrat

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gratë në Shqipëri kryesojnë për nivelin e arsimimit por për pagën janë më pak të paguara, dhe sipas INSTAT diferenca është me 10.5 për qind. Në arsimin e lartë femrat dominojnë me rreth 60%. Në raportin e vitit 2017 gjithashtu bëhet e ditur se edhe pse jetojnë më gjatë, femrat rezultojnë më të prekura nga sëmundjet e rënda.

Në Shqipëri gratë janë shumë më të arsimuara se burrat, por kur flitet për pagat janë më pak të paguara.

Për vitin 2017 rezulton se hendeku gjinor shkon në 10.5 për qind.

Delina Ibrahimaj drejtore e INSTAT në prezantimin e raportit u shpreh se gratë nuk vlerësohen sa duhet për kontributin që japin.

Delina Ibrahimaj: Statistikat e arsimit tregojnë një aspekt të rëndësishëm që lidhet jo vetëm me aspiratat e shkollimit të vajzave dhe djemve por me drejtimin që marrin ato në jetën e tyre. Sipas të dhënave në arsimin parauniversitar regjistrohen më shumë djem sesa vajza, ndërsa mnë arsimin e lartë janë vajzat që dominojnë me 60%.

Ibrahimaj shprehet se gratë jetojnë më shumë se burrat pavarësisht së janë më të prekura nga sëmundjet e qarkullimit të gjakut dhe tumoreve.

Delina Ibrahimaj: Në lidhje me statistikat e popullësisë rezulton se sot në Shqipëri lindin më shumë djem sesa vajzan por gratë jetonë më shumë sesa burrat. Gratë jetojnë mesatarisht 3 vjet më shumë sesa burrat. Këto dukuri demografike janë burim kryesor për analiza të mëtejshme gjinore mbi lindjet apo jetëgjatësinë e shqiptarëve. Statistikat e shëndetit tregojnë si për burrat dhe për gratë vijojnë të jenë grup-sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut të cilat shkaktojnë 56.8% të vdekjeve të grave dhe 50.7% të vdekjeve të burrave.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/grate-ne-shqiperi-jane-me-te-arsimuara-por-paguhen-me-pak-se-burrat