Ora News - Rama: Për muhabet zgjidhni gjithmonë burrat, por nëse doni punë zgjidhni gratë
  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Kryeministri, Edi Rama, vazhdon të promovojë rritjen e rolit të grave në vendimmarrje. Nisur nga përvoja e tij në krye të bashkisë dhe qeverisë, Rama thotë se nëse kërkon njerëz për muhabet zgjidh gjithmonë burra, por nëse kërkon punë duhet të zgjedhësh gra.

Edi Rama: Kemi bërë një rrugë të gjatë përpara. Sot kemi 50% të këshillave bashkiakë me përfaqësi grash, në qeveri kemi më shumë gra sesa burra. 60% e pozicioneve drejtuese tona në administratën publike mbahen nga gratë. E gjitha kjo është një meritë. Nga përvoja ime mund t'ju them se nëse doni që të flisni, të keni diskutime të gjata pa bërë asgjë mund ta bëni duke pasur burra të pranishëm. Por nëse doni që të punoni realisht dhe nëse doni që gjërat të bëhen është më mirë të zgjidhni gratë, janë një garanci më e madhe. Burrat thonë gjithmonë po, por në fund nuk e bëjnë atë që duhet të bëjnë.Kur i thua pse nuk e bërë fillojnë me një listë justifikimesh të njohura dhe të dëgjuara. Kur i thua një gruaje që duhet ta bësh, atëherë gratë thohnë jo se ndoshta nuk është mënyra e duhur për ta bërë.Por kur thonë po, është e sigurt që do ta bëjnë.

Deklaratën Rama e bëri në Forumin e dytë Rajonal me temë ?Fund dhunës ndaj grave në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi: Zbatojmë Normat, Ndryshojmë Mendësitë?.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/rama-muhabet-zgjidhni-gjithmone-burrat-por-nese-doni-pune-zgjidhni-grate

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended