Report TV - Finalizohet operacioni 'Kurbini', zbardhet autorësia e dy ngjarjeve kriminale

  • 6 years ago
Policia e Kurbinit ka finalizuar me sukses operacionin e quajtur "Kurbini" ku ka identifikuar autorin prositës të një vepre penale të ndodhur në korrik të vitit 2017, shtetasit N.N i është bërë atentat duke e plagosur me armë zjarri dhe i është vendosur këndë eksplozive  në makinë, dhe operacioni i koduar "Kurbini" ka identifikuar Fran Gjokën, 57 vjeç, lindur në Mirditë dhe banues në Tiranë, të dyshuar si organizator dhe porositës i kësaj vepre penale.

Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin me datë 05.06.2018, në mungesë, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprat penale " Vrasje me paramendim' mbetur në tentativë" dhe " Shkatërrim prone me eksploziv" kryer në bashkëpunim " parashikuar nga nenet 78-22-25 të Kodit Penal dhe 152 të Kodit Penal.

Motivi i këtyre ngjarjeve dyshohet një konflikt i ndodhur që në vitin 1997 në fshatin Fan të Mirditës, i cili ka agravuar në përdorimin e armëve të zjarrit duke mbetur të vrarë 2 shtetas dhe plagosur shtetasi Fran Gjoka dhe një shtetas tjetër.

Në kuadër të këtij operacioni janë ndaluar edhe dy shtetase  A.I. 23 vjeçe, dhe I.K. 20 vjeçe, të dyja banuese në Vlorë.

Edhe për këto 2 shtetase Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin me datë 05.06.2018, në mungesë, ka caktuar masën e sigurisë " Arrest me burg" për veprat penale " Fallsifikimi i dokumentave" dhe "Shitja e paautorizuar e kartave SIM" parashikuar nga nenet 186/2 dhe 293/d të Kodit Penal pasi këto shtetase kanë fallsifikuar dokumentat duke pajisur me karta SIM celulari autorët e dyshuar të këtyre ngjarjeve, shtetasin Fran Gjoka dhe ekzekutorin.

Vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes për identifikimin e ekzekutorit të ngjarjeve dhe kapjen e vendosjen e tij para përgjegjësisë ligjore.

Gjithashtu, në cilësinë e proves materiale është sekuestruar mjeti tip BMË X5 në pronësi të shtetasit Fran Gjoka.

Materialet proçedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.

Recommended