Report TV-Shkodranët marshim për paqen pas ngjarjeve kriminale

  • 6 years ago
Në këtë linjë ishte edhe thirrja e Angelo Massafras, Kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, i cili i bëri thirrje familjeve shqiptare që të edukojnë fëmijët e tyre kah e mira. Massafra tha se paratë e siguruara nga droga dhe veprimtari të tjera të jashtëligjshme janë para të mallkuara.

Shkodrani ka dëshirë, vullnet, për të punuar dhe për qetësi. Kjo është një thirrje për të vazhduar këtë rrugë, të të mirës, të paqes, ne krerët e fesë jemi për paqe dhe mirëkuptim. Ju prindërit duhet t'i edukoni fëmijët. Si është e mundur që një adoleshent të vrasë shokune tij me thikë? Ju prindërit keni borxh që të edukoni fëmijët, nuk mund t'i përgjigjesh me thikë. Të gjithë të angazhohemi për të bërë të mirën. Parët e drogës dhe paret që vijnë nga të këqijat, janë para të mallkuara. Zoti është drejtësi, edhe ai do tí ndëshkojë gjërat, ndëshkimi më i madh është kur nuk kemi qetësi. Të largohemi nga e keqja.

Angelo Massafra, Kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë

Recommended