Report TV -Rama bën bilancin e ngjarjeve kulturore: Po lëmë pas një vit të jashtëzakonshëm

  • 4 years ago
TIRANË- '2019-ta ishte viti i sprovave të mëdha, një tjetër i shkëlqyer na pret', kështu e nis kryeministri Edi Rama, teksa bën një bilanc për vitin që lamë pas me momentet më kulminante sa i përket botës së kulturës.

Në një retrospektivë, Rama e cilëson si një vit të jashtëzakonshëm, teksa premton se 2020 do të jetë më i shkëlqyer.

"Sfiduam veten, përmbyllëm projekte të mëdha, hapëm të tjera kantiere; promovuam trashëgiminë; çuam aktivitete në gjithë Shqipërinë; ndamë mes tonë librat e zemrës; u përlotëm me ngazëllimin e fëmijëve që për herë të parë shihnin shfaqje të kukullave; ngritëm skena mbi ura e autobusë. Po lëmë një vit të jashtëzakonshëm. Bienale e artit Venecia. Opera në Park. Dhamë 1130 shfaqje. Gjirokastër restaurim kalldrëmesh, shtëpish, e ruajtje traditash. Elbasan pazari i artizanatit dhe kulinarisë. I rikthyem Vlorës qendrën historike.

Teatri i Kukullave udhëtoi në të gjithë Shqipërinë. Ritëm mbi ura. Tetori i Librit. Tirana qytet librash Mantova. Rikonstruksioni i Teatrit të Operas dhe Baletit. Biletaria online. Kullat e liruara të Krujës qendra të reja turistike. Përuruam kishën e restauruar të Ristozit, në Mbrojë. Pjesa shqiptare e liqenit të Ohrit hynë në UNESCO. Një film shqiptaro rus më tekst të Ismail Kadares. Muaj i Muzikës. Po lëmë pas një vit të jashtëzakonshëm një tjetër i shkëlqyer na pret. Gëzuar 2020?, shprehet Rama.

Recommended