Policia ‘ne kembe’ pas ngjarjeve kriminale, arrestohen 29 persona

  • 3 years ago
Pas disa ngjarjeve kriminale në vend, Policia e Shtetit është angazhuar në kontrolle të shumta në të gjithë territorin. Në një njoftim për mediat, autoritetet bëjnë me dije se janë angazhuar të gjitha Drejtoritë Vendore të Policisë, forca e posaçme ?Shqiponjat?, FNSH-ja, RENEA dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit dhe strukturat e Policisë Kufitare.

Në të gjithë vendin, janë ngritur 83 pika kontrolli në akset rrugore nacionale, në brendësi të qyteteve dhe në akset kryesore rurale, si dhe janë shtuar patrullimet në kufirin jeshil dhe atë blu. Po ashtu mësohet se janë ushtruar kontrolle në lokale, banesa, ambiente të ndryshme dhe vende të dyshuara për fshehje apo përdorim të lëndëve narkotike.

Si rezultat i kontolleve janë sekuestruar tre armë të ftohta dhe disa doreza metalike e shkopinj bejzbolli që i mbanin drejues mjetesh me vete, si dhe sasi të vogla lëndë narkotike kanabis e doza me heroinë e kokainë.

Në të gjithë vendin janë arrestuar në flagrancë 29 shtetas, janë proceduar penalisht 6 të tjerë, si dhe janë ndaluar 2 shtetas të shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale. Po gjatë kontrolleve, janë shoqëruar për verifikim në ambientet e Komisariateve të Policisë në të gjithë vendin 79 persona me precedent penal të mëparshëm dhe pa dokument identifikimi me vete. Si dhe janë bllokuar për mungesë dokumentacioni 23 automjete në gjithë vendin./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended