Report TV- Operacioni 'Topleci', arrestohen dy persona për drogë në Pogradec

  • 4 years ago
Policia e Pogradecit ka arrestuar dy persona të cilët akuzohen 'për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike'.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative policia arrestoi personat F. Sh, 26 vjeç dhe S. B, 39 vjeç, në lagjen numër 4. Gjatë kontrollit F. SH iu gjet një sasi e vogël me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, ndërsa nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit S. B. u gjet dhe u sekuestrua 1 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Recommended