Ora News - Debate për rënien e euros, Ahmetaj dhe Sejko do të raportojnë tek 'Ekonomia'
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Rënia e euros përballë lekut shqiptar në një nivel rekord prej 124.8 lekësh është ngritur si shqetësim në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave. Sipas opozitës, shtimi i euros në treg ka ardhur si rezultat i drogës dhe qeveria nduhet të ndërhyjë për stabilizuar situatën në mënyrë që efektet në ekonomi të jenë të vogla.Kreu i Komisionit të Ekonomisë u shpreh se do të thërrasë në raportim Ministrin e Financave dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, ndërsa Anastas Angjeli rekomandoi Bankën që të analizojë efektet.

Monedha europiane vijon që të dobësohet përballë lekut shqiptar. Në kursin zyrtar të këmbimit, një euro po këmbehet me 124.8 lekë.

Opozita e cilëson këtë zhvlerësim të dëmshëm për ekonominë, ndërsa akuzuan qeverinë se gjithçka ka ardhur si rezultat i eurove të drogës.

Aldo Bumçi: Këtë vit janë futur 460 milion euro shtesë, 35% më shumë. Nga kanë ardhur, a kemi investime të huaja shtesë? Nuk kemi. Remitancat janë pak a shumë në të njëjtat kuota. Siç e pohojnë të gjithë, këto janë lekë që kanë ardhur nga tregtia e drogës.

Jorida Tabaku: Nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë shqiptare ky fenomen dhe ky fenomen nuk ka ardhur as nga paniku i krijuar nga opozita dhe nuk ka ardhur as nga paniku i krijuar nga qytetarët.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/debate-renien-e-euros-ahmetaj-dhe-sejko-do-thirren-raportim-tek-ekonomia
Recommended