Ora News - PS miraton në parim ndryshimet: KLD dhe Kryeprokurori të bëjnë emërimet në drejtësi

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Socialiste po tenton të marrë konsensusin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, për ndryshimet në ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. PD mungoi në Komision, Nasip Naço i LSI-së doli kundër, por kryetari i Komisionit Ulsi Manja e shtyu votimin nen për nen, duke theksuar se do kërkojë konsensus.

Partia Demokratike mungoi në Komisionin e Ligjeve, ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim, doli kundër ndryshimeve ligjore që i japin fuqi Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe prokurores se përkohshme Arta Marku, për të emëruar gjyqtarët dhe prokuroret e rinj, në kushtet kur KLGJ dhe KLP ende nuk janë ngritur.

Nasip Naço: Nuk mund të pranoj që në emër të kësaj reforme, të kthehemi përsëri 180 gradë mbrapa, të kthehemi tek këta anëtarë të KLD apo dhe prokurori i Përgjithshëm i përkohshëm që e sollën për dy muaj dhe po vazhdon me muaj dhe me vite që të bëjë emërimin vetëm prokurori i Përgjithshëm. Sepse nuk mund të flasim për Këshillin e Prokurorisë, ka qenë inekzistent.

Partia Socialiste, me mbështetjen e misioneve të Euralius dhe OBDAT propozoi që për dy vite emërimet e magjistratëve ti bëjë KLD dhe Prokurori i Përgjithshëm.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ps-miraton-ne-parim-ndryshimet-kld-dhe-kryeprokurori-te-bejne-emerimet-ne-drejtesi