Miratohen ne parim ndryshimet kushtetuese te opozites parlamentare | Lajme - News

  • 4 years ago
Nisma e 28 deputetëve të opozitës parlamentare për ndryshimin e Kushtetutës ka marrë në parim dakordësinë e mazhorancës gjatë mbledhjes së përbashkët online të Komisionit të Ligjeve dhe Këshillit të Legjislacionit.

Në emër të socialistëve, relatorja Klotilda Bushka e cilësoi legjitim propozimin e sjellë nga opozita për ndryshimin e sistemit dhe hapjen e listave.

?Në emër të PS ne e mbështesim nismën, nisma është legjitime, vjen në përputhje me standardet ndërkombëtare?.

Por deputeti Adriatik Alimadhi, hodhi dyshime për falsifikim të firmave, duke e cilësuar propozimin për heqjen e koalicioneve paraelektorale antikushtetues.

?Kam disa deputetë që nuk kanë firmosur dhe po ju them që nisma për koalicionet paraelektorale është e pambështetur në Kushtetutë?.

Kjo akuzë e ngritur prej tij solli edhe reagimin e kreut të grupit demokrat Murrizi.

?Verifikojini akuzat se deputetët janë ende gjallë?.

Kjo përplasje brenda radhëve të opozitës parlamentare vjen në një kohë kur ajo nuk është e unifikuar në qëndrimin e saj për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Të enjten disa deputetë deklaruan votën e tyre ?pro? marrëveshjes së 5 Qershorit.

Në parlament do të kalojnë për votim si marrëveshja e 5 Qershorit e këshillit politik, ashtu edhe nisma e deputetëve të opozitës parlamentare për ndryshimin e Kushtetutës.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended