Ora News - Veliaj pret kryeministrin e Kosovës, Haradinaj: Ne mburremi me arritjet e Tiranës
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryebashkiaku Veliaj priti në një takim kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj për të diskutuar mbi bashkëpunimin midisi qyteteve të Shqipërisë dhe ato të Kosovës. Veliaj iu referuar Prishtinës si një ndër nismat më të mira ligjore që është ajo e një ligji të vecantë për funksionimin e qytetit. Veliaj tha se shumë shpejt Tirana do të këtë një ligj të vecant për tu shërbyer rezidenteve dhe për ti pritur më mirë ata që vijnë në Tiranë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës priti në takim kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj. Autoritetet biseduan në fusha të bashkëpunimit, por ajo që vlerëson Tirana nga Prishtina është ligji për funksionimin e qytetit. Veliaj tha se do të jetë një model se si të presin dhe të jenë me efektivë me qytetarët që vijnë çdo ditë për punësim, për arsim, për spitalet, për hipotekat, për shkollat, për gjykatat, do të thotë që ka nevojë për më shumë kompetenca, e sigurisht edhe më shumë financa.

Veliaj: Kemi pasur gatishmërinë e kryeministrit Rama që Tirana, ashtu si Prishtina, duke qenë se i shërben më shumë qytetarëve se sa vetëm rezidentëve, pra atyre që vijnë çdo ditë në qytet për punësim, për arsim, për spitalet, për hipotekat, për shkollat, për gjykatat, do të thotë që ka nevojë për më shumë kompetenca, e sigurisht edhe më shumë financa. Kështu që, do të mbështetemi në projektligjin dhe në ligjin, sot të miratuar të qeverisë ?Haradinaj?, si një model se çfarë mund të bëjmë edhe me një ligj special për Tiranën, si shumica e kryeqyteteve evropiane. Ne ndajmë sfida të përbashkëta; sfida kryesore është përmirësimi i jetës së qyteteve, për t?i çuar ato në një standard evropian. Bashkë me mikun tim e shohim integrimin evropian si destinacion brenda nesh.

Kryeministri Harajdinaj vlerësoi punën e bërë nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës së Tiranës Veliaj për energjinë që i ka dhënë qytetit.

Haradinaj: Për mua është një mundësi e mirë, jo vetëm me i pa ndryshimet që kanë ndodh në Tiranë, atë e shohim në qytet e në krejt bashkinë, por edhe për të dëgjuar për mënyrën se si kanë ndodhur këto ndryshme. Unë mësoj çdo ditë, mësoj nga punët e mira që i shoh. E përgëzova për këto arritje në Bashkinë e Tiranës sepse janë arritje të të gjithë shqiptarëve, është kryeqytetit ynë. Kur vijmë në Tiranë mburremi kur shohim arritje dhe i krahasojmë ato me kryeqytetet e vendeve të tjera.

Kryebashkiaku Veliaj dhe Haradinaj thanë se bashkitë e të dyja vendeve kanë shumë për të mësuar nga eksperienca e njëra-tjetrës, për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve të tyre.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/veliaj-pret-kryeministrin-e-kosoves-haradinaj-ne-mburremi-me-arritjet-e-tiranes
Recommended