Vuçiç akuzon kryeministrin e Kosovës për protestat - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Pak orë pas sulmit në televizionin Shtetëror serb ku dhjetëra protestues hynë në ambientet e brendshme të ndërtesës, presidenti Aleksandër Vuçiç ka akuzuar kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj dhe bashkëpunëtorët e tij se qëndrojnë pas protestave të dhunshme.?Kur Haradinaj tha se do të më rrëzonte nga Qeveria, mendova se po bënte numra. Tani e shoh se ai ka bashkëpunëtorët e tij këtu, mes nesh. Boshko Obradoviç është fashist i vogël, i cili mendon se me dhunë ndaj njerëzve mundet të arrijë diçka.?Vuçiç tha nga pallati presidencial se të gjithë ata që shkelin ligjin, do të përgjigjen përpara drejtësisë.?Unë i bëj thirrje qytetarëve që mos të bëhen pjesë e dhunës, sepse të gjithë do të përgjigjen para ligjit. Të gjithë ata që morën pjesë në dhunën e natës së kaluar, do të mbajnë përgjegjësi. Serbia nuk e toleron një gjë të tillë. Të gjithë ata që mendojnë se me anë të dhunës, mund të arrijnë rezultate në politikë, gabohen. ?E ndërsa presidenti serb mbante fjalimin e paralajmëruar, dhjetëra protestues ishin mbledhur para pallatit presidencial. Ata kërkuan dorëheqjen e Vuçiç dhe hodhën parulla kundër tij.Disa prej protestuesve shemben gardhet e hekurta të vendosura para presidencës.Tubimet e opozitës në Serbi, u përshkallëzuan mbrëmjen e të shtunës kur dhjetëra persona mes tyre edhe udhëheqësit e Aleancës për Serbinë, hynë brenda Televizionit Shtetëror.Ata u nxorën nga forcat e sigurisë vetem pas dy orësh.Media shtetërore serbe nuk i transmeton  protestat anti-qeveritare që mbahen në Beograd çdo të shtunë që nga 8 dhjetori I vitit të kaluar, e një gjë e tillë ka shkaktuar pakënaqësinë e opozites dhe mbështetësve te saj.
Recommended