Ora News - Ermal Meta ndezi Sheshin “Skënderbej

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Këngëtari i famshëm shqiptar Ermal Meta ka organizuar një koncert të madh sheshin Skënderbej mbrëmjen e së premtes.

Këngëtari mbushi plot sheshin ndërsa adhuruesit e tij shijuan muzikën live.

Koncerti nisi me këngëtarët Marsela Çibukaj, Vitmar Basha dhe Eugent Bushpepa, të cilët kënduan disa prej hiteve të tyre, për tu finalizuar nga fituesi i Sanremos Ermal Meta.

Meta ndezi skenën me këngë italiane.

I pranishëm ishte dhe ambasadori italian në vendin tonë, Alberto Cutillo, i cili teksa falenderoi Ermal Metën, vlerësoi edhe kryebashkiakun Erion Veliaj.

"Jam shumë i lumtur që sonte jemi bashkë me Erionin, kryebashkiakun më simpatik të Europës dhe me Ermalin, fitues i festivalit të San Remo-s. Duke qenë se sot janë shumë italianë, i përshendes të gjithë, edhe Klubin"Vespa", edhe "ujqërit dhe ulkonjat" dhe natyrisht jemi këtu për Ermalin. Është e mrekullueshme të festojmë festën e Republikës me të (Ermalin) dhe t'i themi sesa shumë ne italianët, shqiptarët jemi të kënaqur me suksesin e tij dhe krenar për shembullin që jep për miqësinë shqiptaro-italiane,"-tha Alberto Cutillo.

Ndërsa kryebashkiaku Veliaj tha se Ermal Meta përfaqëson ata të rinj shqiptarë të cilët ia kanë dalë që falë punës dhe talentit të tyre të arrijnë suksesin.

"Sot në Tiranë patëm një moment special me Ermalin, patëm një bisedë me shumë studentë ku na tregoi historinë e jetës së tij dhe besoj që për të gjithë të rinjtë ishte një moment frymëzimi se si dikush edhe pse nuk ka mbiemër të njohur, edhe pse nuk vjen nga një familje e madhe, edhe pse nuk e ka shtruar njeri tapetin e kuq, edhe pse nuk ia ka hapur njeri portën arrin të bëhet i madh me shumë punë dhe me shumë talent. Një shembull frymëzimi për të gjithë"-u shpreh Veliaj.

Të dielën Sheshi "Skënderbej" do të ndizet sërish. E ftuar këtë ehrë është këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/fillon-performanca-ermal-meta-mbush-sheshin-skenderbej

Recommended