Ora News - Pret Ramën në panair e denoncon: Ish drejtori i Policisë me gurore s'na le të punojmë ne

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pronari i një guroreje ka denoncuar tek kryeministri Rama ish-drejtorin e policisë në Selenicë, Bernard Caushin për ushtrim dhune.

Në Panarin e Punës në Elbasan, pronari i gurores tha se ish-drejtori i policisë nuk e lejon që të ushtrojë aktivitetin e tij prej 2 vitesh duke i bllokuar rrugët dhe shkatërruar mjete

Rruga është e Bashkisë por sipas tij Caushi nuk e lejon të punojë sepse ka guroren e vet ngjitur me të.

Ai shprehet se zotëron lejen nga Bashkia dhe se ka kërkuar disa herë ndihmë, por nuk ka gjetur zgjidhje.

Kryeministri Rama i la numrin e kontaktit dhe i kërkoi që me mesazh ti tregonte të gjitha detajet e ngjarjes në mënyrë që ti zgjidhte problemin.

Pronari i gurores: Kemi pengesat tona por e përgjithshmja ecën mirë. Ne kemi nevojë për 10 punonjës. Por kemi pasur probleme në punë. Meqë erdhët do t'ju tregoj edhe disa fotografi që i shërbejnë punës. Kemi një gurore që me skavatorët më të mirë. Ne kemi guroren tonë në Selenicë në Vlorë.

Edi Rama: Ku është problemi juaj?

Pronari i gurores: Ish-drejtori i policisë Bernard Caushi na ka bllokuar rrugën prej dy vitesh, ka ushtruar dhunë, duke thyer mjetet. Nuk funksionon. Kemi kërkuar ndihmë shumë herë.

Edi Rama: Përse e ka mbyllur rrugën?

Pronari i gurores: Kjo rruga është bashkisë, i kemi marrë edhe letrat të gjitha, nuk na le të kalojmë, ngjit me ne ka guroren e vet.

Edi Rama: Po ai punon?

Pronari i gurores: Po punon, është ish-drejtori i policisë në Selenicë.

Edi Rama: Më dërgo një mesazh mua në numrin tim dhe më shpjego më me detaje.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/qytetari-denoncon-ish-drejtorin-e-policise-ne-selenice-nuk-me-lejon-te-ushtroj-aktivitetin-me-ka-shkaterruar-mjetet

Recommended