"Ju flet Moska": Sa para merr Shqipëria nga BE dhe krahasimi me fqinjët
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kastriot Myftaraj në rubrikën e tij "Ju flet Moska" ka folur për fondet që BE jep për Shqipërinë. Sipas tij, vendi jonë merr më pak fonde sesa të gjtha vendet e tjera të rajonit.

Kastriot Myftaraj: Këto kohë diskutohet shumë për hapjen e negociatave me BE. Por pyetja është deri në anëtarësimin e plotë sa para merr Shqipëria nga BE? Kjo është gjëja që ka më shumë rëndësi sepse tek e fundit e dimë që edhe sikur të merret OK për hapjen e negociatave do të duhet një kohë e gjatë për këto negociata dhe derisa të vijmë tek anëtarësimi i plotë do të ketë kaluar edhe një brez tjetër njerëzor.

Ajo që na intereson dhe që qeveritë e shmangin është sa do të fitojmë.

Shifrat janë: BE i bën financimet me periudha 6-vjeçare. Tani jemi në periudhën 2014-2020. Është një periudhë që ka nisur në kohën kur në pushtet ishte PS, në 2014 në vitin e famshëm kur nisi procesi i Berlinit me vizitën e kryeministrit Rama në prill.

Për periudhën 2014-2020 Shqipëria merr nga BE 649 mln e 400 mijë euro.

Në faqen e BE tregohen financimet e BE, në atë që ata e quajnë financimi IPA.

649 mln euro i bie në 5 vjet rreth 130 mln euro në vit. Në një pikëpamje janë shumë, por nuk janë edhe shumë.

Nëse bëjmë një krahasim me vendet fqinje do shikojmë që për të njëjtën periudhë Maqedonia merr 664.2 mln euro. Maqedonia ka një popullsi rreth 40% më të vogël se e jona, megjithatë merr më shumë se ne.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-sa-para-merr-shqiperia-nga-be-dhe-krahasimi-me-fqinjet
Recommended