Ora News - DASH raport për liritë fetare në Shqipëri: Nuk u kthye asnjë pronë për komunitetet

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Departamenti amerikan i Shtetit ka publikuar raportin e përvitshëm për liritë fetare, ku në rastin e Shqipërisë, thuhet se qeveria është angazhuar për mbështetje financiare ndaj komuniteteve fetare dhe kthimin e pronave të tyre, megjithëse siç theksohet "Agjencia e Trajtimit të Pronës (ATP) nuk ka përpunuar asnjë kërkesë për kthimin e pronës së sekuestruar gjatë epokës komuniste dhe miratoi vetëm një kërkesë për kompensim".

Në raport përmendet legalizimi i 41 xhamive, krahasuar me 137 vitin parardhës dhe asnjë në vitin 2014.

Raporti gjithashtu përmend dhënien e nënshtetësisë nga Presidenti Ilir Meta për kryepeshkopin e Kishës Ortodokse Autoqefale, Anastas.

Për sa i përket përpjekje kundër radikalizmit, DASH përmend se "midis janarit dhe majit, qeveria ka trajnuar 29 mësues në 15 shkolla si pjesë e një programi edukativ pilot për të ndihmuar në parandalimin e radikalizimit dhe të promovojë tolerancën fetare; megjithatë, zbatimi i programit të plotë u zvarrit në maj dhe e ardhmja e tij dukej e pasigurt".

DASH nënvizon se zyrtarët e ambasadës së SHBA vazhduan t'i nxisin zyrtarët qeveritarë të përshpejtojnë procesin e kërkesave për pronat fetare dhe t'i kthejnë grupeve fetare ndërtesat dhe pronat e tjera të konfiskuara prej tyre gjatë epokës komuniste.

"Ambasada gjithashtu vazhdoi punën e saj me komunitetet fetare për të dekurajuar apelin mes të rinjve për ekstremizmin e dhunshëm që kanë të bëjnë me fenë. Ambasada gjithashtu sponsorizoi rektorin e Universitetit BEDER për një vizitë shkëmbimi në Shtetet e Bashkuara me fokus tolerancën fetare", thuhet gjithashtu.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/dash-raport-lirite-fetare-ne-shqiperi-nuk-u-kthye-asnje-prone-komunitetet

Recommended