Kushtetuesja në ngërç, skadon afati, asnjë gjyqtar nuk paraqet interes për të aplikuar
  • 5 years ago
Asnjë gjyqtar nuk ka garuar për t?u bërë pjesë e Gjykatës Kushtetuese edhe pse ishin 30 ditë në dispozicion në garën e hapur nga Gjykata e Lartë.

Report Tv ka mësuar ekskluzivsht nga burime pranë Gjykatës së Lartë se asnjë gjyqtar nuk ka depozituar formularin e aplikimit pas thirrjes së bërë më 5 tetor 2018.

Faksimilja i përket thirrjes së bërë më 5 tetor nga Gjykata e Lartë ku kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori kërkonte ?Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë?, në cilësinë e Kryetarit të Gjykatës së Lartë, shpall hapjen e procedurës së aplikimit të kandidatëve që dëshirojnë të konkurrojnë për këtë vend vakant. Afati i pranimit të kërkesave të kandidatëve, është 30 ditë nga data e publikimit të këtij njoftimi?.
Recommended