Ora News - 29 vjeç për tu bërë avokat, juristët kundër

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Përcaktimi i moshës 29 vjeç për juristët që hyjnë në provimin e shtetit në projektigjin që po diskutohet në Komisionin e Ligjeve ka ndeshur në kundërshtimet e Dhomës së Avokatisë. Afati i vendosur është konsideruar si shumë i vonuar nga Kryetari i Dhomës së Avokatisë, Maksim Haxhia.

"Pse duhet ta mbaj unë 29 vjeç djalin me të ardhurat e mia? Mirë një familje që ka, po një familje që s'ka.Ne nuk jemi ajo shoqëri që i sigurojmë çdo individi të ardhurat minimale pas moshës 18 vjeç"

Ndërsa deputetja Vasilika Hysi u shpreh se shkaku për hartimin e këtij projektligji, ndër të tjera ishte edhe mënyra sesi jepeshin diploma pa limit për juristë nga universitetet private që tashmë janë mbyllur.

Vasilika Hysi: Kishte inflacion të diplomave dha rezultuan skandale të një sërë universitetesh që tashmë janë mbyllur. Por në kohën kur është bërë ligji i provimit të shtetit dhe ligji i statusit këto Universitete punonin, prodhonin dhe shisnin diploma

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/29-vjec-tu-bere-avokat-juristet-kunder

Recommended