Ora News - Prokuroria kërkon pajisjen e audio përgjimit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dy deputetët e PD, Ervin Salianji dhe Enkelejd Alibeaj si dhe gazetari Jetmir Olldashi do të jenë dëshmitarët e radhës që do të pyeten në Prokurori.

Krimet e Rënda do t'u kërkojnë atyre të dhëna në lidhje me audio përgjimin e Albert Veliut, i njohur si "bashkëpunëtori X" me një person se pretendohet se është Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Hetimi për këtë çështje është përqëndruar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, e cila ka bashkuar në një dosje aktet e procedimit të nisur kryesisht për trafik droge dhe materialet nga Prokuroria e Tiranës, e cila regjistroi këllëzimin e shtetasit Agron Xhafaj për akuzën e shpifjes ndaj deputetëve të PD.

Pyetja e personave që besohet se kanë lidhje me rrethanat e hetimit do të vazhdojë ditën e hënë duke përfshirë edhe këshilltarin ligjor të PD, Gazmend Bardhi ish-ministër teknik i Drejtësisë.

Vëmendja kryesore e grupit të hetimit është përqëndruar tek marrja e deklarimeve të gazetarit Jetmir Olldashi, i cili pranoi publikisht se i ka dhënë pajisjen e përgjimit Albert Veliut, para takimit që pretendohet se ka pasur me Agron Xhafajn në një lokal në Vlorë.

Burime e hetimit thanë se gazetarit do t'i kërkohet të dorëzojë edhe pajisjen me të cilën është realizuar përgjimi me qëllim verifikimin e materialit bruto. Monstra e regjistruar në pajisjen përgjuese sipas Prokurorisë do të jetë ajo që do të përdoret për ekspertizën zyrtare të këtij hetimi me qëllim verifikimin e autenticitetit të materialit të publikuar nga PD.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/prokuroria-kerkon-pajisjen-e-audio-pergjimit

Recommended