Report TV - 10 pikat e errëta në rrëfimin e Olldashit, përplasja me Veliun

  • 6 years ago
Versioni i gazetarit Jetmir Olldashi hedh poshtë si të rremë versionin e ?Dëshmitarit X?, Albert Veliu, i njohur si ?Babalja?, për audiopërgjimin e kthyer në kauzë nga Partia Demokratike, e cila pretendon se implikon vëllain e ministrit të Brendshëm në trafik droge.

Edhe pse gazetari Olldashi dhe ?Babalja? pretendojnë se kanë mundësuar së bashku përgjimin, ata japin versione krejtësisht të ndryshme si për përgjimin, objektin e përgjimit, arsyet, rrethanat si dhe për kontaktin me Partinë Demokratike.

Si Olldashi, ashtu edhe ?Babalja?, në rrëfimet e tyre thonë disa gënjeshtra, të cilat duke u ballafaquar me njëra-tjetrën, prodhojnë një pikëpyetje të madhe mbi kauzën e Partisë Demokratike për çështjen e vëllezërve ?Xhafaj?.

Recommended