Report TV -Lamtumirë Xhevdet Ferri! Rolet nën rrëfimin e artistëve

  • 4 years ago
Aktori i njohur Xhevdet Ferri, një ndër artistët që krijojë figura artistike edhe personazhe të arrirë në kinematografinë shqiptare, është përcjellë nga miqtë, kolegët edhe familjarët, për në banesën e fundit.

Ndonëse, pas një sëmundje të rëndë, jeta e tij u ndërpre në moshën 59-vjeçare, bashkëpunëtorët e një jete në shesh-xhirim, kujtojnë rolet e tij, që nga roli i parë, si Marko tek ?Vëllezër dhe shokë?, deri tek ai i fundit, si Asllani tek ?Delegacioni?.Me Xhevdetin kam punuar qysh në vitet ?80, tek filmi ?Vëllezër edhe shokë? i Dhimitër Anagnostit, ka qenë roli i tij i parë serioz edhe imi. Kemi pas skena të tëra bashkë. Të dy e dinim, se duhet që të ishim vëllezër të dy, që të luanim këtë rol (qan). Kanë qenë skena të vështira edhe kërkonin një impenjim të madh. Në një farë mënyre t?i ndjen se me ikjen e një bashkëpunëtori të ikën një pjesë e vlefshme?, shprehet Eduart Makri, aktor edhe regjisor.

?Ka krijuar një gamë personazhesh, janë rreth 30 filma, por ka dhënë kontribute edhe në fusha të tjera. Roli i fundit tek ?Delegacioni? ka qenë një nga karakteret më të bukur të tij, shumë i ndryshëm nga të gjithë filmat e tjerë, që kemi luajtur. Nëpërmjet një shtrati realist të lojës, ai shkonte me finesë në portrete të ndryshme karakteresh. Këtë mund të bëjnë vetëm aktorët profesionistë?, shprehet Ndriçim Xhepa.