Report TV -Aktori Gulielm Radoja thirrje artistëve te teatri
  • 5 years ago
Aktori i njohur Gulielm Radoja u ka bërë një thirrje të fortë aktorëve që po mbrojnë Teatrin Kombëtar që të mos bëhen kukullë nën sqetullën e politikanëve.

Duke folur përpara kolegëve të tyre, Radoja ka theksuar se Teatri është i depolitizuar dhe ndaj duhet të qëndrojë i tillë.

'Çdo parti ka nevojat e veta dhe do të ketë një lloj kredibiliteti. Unë i përkas kësaj të djathte, por duke qenë se e pashë që nuk bëjë dot politik e lash. Vota ime shkon atje ku shkon dhe kaq, kjo është e gjitha.

Megjithatë nuk me pëlqën të jemi kukull nën sqetullën e çdo politikani. Teatri është i depolitizuar dhe duhet të mbetet i tillë. Ai i gjati na ngatërroi ne. Fatkeqësisht, kjo gjë vërtetoi katërciprisht që ne jemi të manipulueshëm. Dikush nga kolegët e mi i tha dikujt që: ?Unë shkela mbi dinjitetin tim?. Por pse shkele or mik, a ka gjë më të rëndësishme se dinjiteti. Pse bëhesh qesharak? Pse u shite miku im? Çfarë pakti bëre me djallin që u shite? Mirë ana njerëzore, por po shpirti i artistit ku mbeti?

Unë ju bëjë thirrje gjithë kolegëve të mi që kanë mbetur të mos ta politizojnë këtë çështje, ne jemi ne, teatri është teatri', ka thënë aktori Gulielm Radoja.
Recommended