Ora News - Momenti kur i riu nxirret nga humnera tek "Shpella e Pëllumbasit"

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia ka publikuar sot në mbrëmje videon na momenti kur është nxjerrë nga humnera tek "Shpella e Pëllumbasit" në Tiranë një prej të rinjve që gjatë mesditës ishte i humbur.

Në videon e shpërndarë nga policia duket Fabio Dukagjini që është tërhequr me litar nga thellësia e humnerës. Ndërkohë janë ndërprerë kërkimet për 20 vjeçarin, Xhorxho Seferi.

Policia ka bërë me dije se kërkimet do të vazhdojnë mëngjesin e nesërm, 20 maj 2018, në grykëderdhjen e lumit Erzen.

Të rinjtë kishin shkuar për një ekspeditë dhe të tilla në këtë shpellë bëhen çdo fundjavë me guida të programuara.

Dyshohet se 20 vjeçari është marrë nga rryma e ujit pasi ka rënë në mes të kanionit.



Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/momenti-kur-i-riu-nxirret-nga-humnera-tek-shpella-e-pellumbasit-kerkimet-tjetrin-neser

Recommended