Report TV - Aksident tragjik në Fier, 3 të vdekur, momenti kur një nga viktimat nxirret nga kanali

  • 6 years ago
Një aksident tragjik, me pasojë vdekjen e tre anëtarëve të një familjeje, ka tronditur mëngjesin e sotëm qytetin e Fierit. Ngjarja e rëndë është shënuar në vendin e quajtur Varibop, ku një automjet tip "Suzuki" me targa IHZ 1755 ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal me ujë, duke iu marrë jetën drejtuesit të mjetit dhe dy pasagjerëve, të cilët i përkasin të njëjtës familje.

Report Tv ka siguruar pamjet e nxjerrjes së një prej trupave të pajetë nga automjeti. Më pas është dashur ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës për nxjerrjen e automjetit të aksidentuar nga kanali me ujë.

Report Tv mësoi se personat po ktheheshin nga një gëzim familjar, dasmë, por rruga e tyre është ndërprerë në mes, pas aksidentit fatal, që iu ka marrë jetën. Nga informacioni paraparak i policisë thuhej se kanë humbur jetën dy persona, drejtuesi i mjetit dhe një pasagjere, ndërsa mësohet se nga aksidenti ka mbetur viktimë dhe një person tjetër, që ndodhej në mjet.

Recommended