Ora News - Protestë kundër italishtes tek shkolla "Hasan Prishtina"

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vendimi i drejtorisë së shkollës "Hasan Prishtina" për të vendosur italishten si gjuhë e huaj për nxënësit e klasës së dytë b, ka detyruar prindërit të mos i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë. Prindërit thonë se vendimi është marë pa miratimin e tyre dhe se tani do të duhet ti dërgojnë fëmijët në kurse private për të mësuar gjuhën e huaj anglisht.

Nxënësit e klasës së dytë b në shkollën Hasan Prishtina nuk u paraqitën të premten në shkollë. Shkak i bojkotit ishte vendimi për të përcaktuar italishten si gjuhë e huaj dhe jo anglishten në vitin e ardhshëm shkollor.

Prindërit pretendojnë se Drejtoria e Hasan Prishtinës ka ndërrmarë këtë hap pa marr më parë konfirmimin e tyre.

Prindërit: Vendimi është marr pa aprovimin tonë. Kemi bërë peticion, drejtoria nuk na ka dhënë përgjigje.

Sipas prindërve ky vendim ka edhe kosto financiare për ta, pasi i detyron t`i dërgojnë fëmijët në kurse private për të përvetësuar anglishten.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/proteste-kur-italishtes-tek-shkolla-hasan-prishtina

Recommended