Me në krye Balliun, militantët e opozitës protestë kundër zgjedhjeve tek shkolla 'Betim Muço'

  • 5 years ago
Militantët e Partisë Demokratike, me në krye ish-deputetin e PD, Klevis Balliu mbrëmjen e sotme janë grumbulluar në minibashkinë nr.6 në Tiranë, në zonën e Kombinatit.

Tentativa e tyre ka qenë për të hyrë në shkollën 'Betim Muço' ku është vendosur KZAZ për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Për të ndaluar këtë është vendosur një kordon policie të cilët nuk kanë lejuar që militantët e PD dhe të LSI të shkatërrojnë materialet zgjedhore ashtu siç bënë në Bushat.

Me thirrjet 'Rama ik' militantët e opozitës kanë protestuar për disa minua dhe më pas janë larguar pa krijuar përplasje.

Recommended