Skenari. Prishje të zgjedhjeve në bashkitë e opozitës - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Nga e hëna aksioni i opozitës per bllokimin e zgjedhjeve do të njohë një përshkallezim të ri. Opozita ka vendosur që 27 bashkite e drejtuara nga PD, LSI dhe PDIU ti drejtohen me shkrese Komisionit Qendror te Zgjedhjeve per te liruar ambjentet e te gjitha qendrave te votimit.Duke perdorur te njejtin arsyetim si ne rastin e komisioneve zonale te administrimit zgjedhor, bashkite e opozites nuk do te vendosin ne dispozicion shkollat apo ambjente te tjera publike si qendra votimit, pasi sipas dekretit te presidentit zgjedhjet e 30 qershorit jane anulluar.Por ne rast se komisionet zonale te administrimit zgjedhor jane disa dhjetera pasi ne te gjithe shqiperine jane 99 te tilla; situata me qendrat e votimit eshte me e komplikuar pasi ato jane me mijera. Ne te gjithe shqiperine diten e zgjehdjeve ngrihen 5,417 Komisione të Qendrave të Votimit dhe nje pjese e konsiderueshme e tyre ndodhet ne ambjentet qe administrohen nga bashkite e opozites.Per me teper situate komplikohet pasi komisioni qendror I zgjedhjeve ende nuk I ka marre ne dorezim ambjentet e qendrave te votimit te cilat jane nen administrimin e pushtetit vendor.Pertej hapave qe kane lidhje me bllokimin e pergatitjeve per procesin zgjedhor, partia demokratike do te vazhdoje edhe aksionin politik kunder mazhorances.Opozita ka vendosur qe ne cdo takim elektoral qe do te zhvilloje kryeministri Edi Rama do te organizoje proteste; duke ndjekur modelin e Shkodres dy dite me pare.
Recommended