Danielsson “shuplakë” opozitës - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim në Bashkimin Evropian, Christian Danielsson deklaroi se djegia e mandateve nga ana e opozitës ka minuar integrimin e vendit drejt BE.Pas takimeve të zhvilluara këtë të enjte me liderat politikë të vendit, Danielsson tha në konferencën e zhvilluar për shtyp se është një fatkeqësi që vendi është mbërthyer nga një pasiguri politike.?Shpesh në të shkuarën i kemi kërkuar forcave politike në vend që reformat t?i bëjnë mision kombëtar për të gjithë vendin. Në takimet e sotme kam qenë shumë i qartë. Për opozitë kam theksuar rëndësinë dhe që vendimi i tyre për të djegur mandatet minon rrugën drejt BE-së. Parlamenti është shtylla e shtetit dhe aty duhen diskutuar të gjitha çështjet e rëndësishme. Ky bojkot është kundërporoduktiv?Duke u ndalur tek protestat, Danielsson tha se organizatorët e dhunës duhet të mbajnë përgjegjësi.Ai tha se bojkoti I opozitës nuk sjell asgjë të mirë ndërsa kërkoi që pasiguria politike të tejkalohet sa më shpejtë.?E drejta për të protestuar është një e drejtë legjitime. Por e rëndësishme është që këto protesta të mos nxisin dhunë. Nxitja e dhunës është një shqetësimi madh për ne?Drejtori I Përgjithshëm për Zgjerimin në BE shprehu nga ana tjetër edhe mbështetjen e tij për ecurinë e deritanishme të procesit të vettingut.
Recommended