Kandidatët për bashkitë pas zgjedhjeve - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tre ditë pas mbajtjes se zgjedhjeve vendoren e vendit kane ardhur edhe reagimet nga kandidatet fitues dhe humbës. Kandidatja e Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet në bashkinë e Durrësit Grida Duma ka pranuar humbjen në zgjedhjet e 21 qershorit, por nuk e ka uruar rivalin e saj Vangjush Dako. Shkodra ka konfirmuar që ne krye të bashkisë do të jetë Voltana Ademi, e cila fitoi me një diference të thellë votash përballe kandidates se Aleancës për Shqipërinë Europiane, Keti Bazhdari. Nga ana tjetër Hasan Halilaj ka hedhur poshtë edhe aludimet për një moskoordinim të Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, duke e konsideruar bashkëpunimin të shkëlqyer. Kryetari i bashkisë, i cili prej 8 vitesh e ka drejtuar këtë institucion përveçse ka njohur humbjen, ka ofruar bashkëpunimin e tij për kryetarin e ri të bashkisë, Bashkim Shehun, në të mirë të qytetarëve të Kukësit.

Recommended