Shtyrja e zgjedhjeve/ Rama: I gatshëm për dialog por… - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryeministri Edi Rama ka deklaruar i prerë se nuk do të ketë negociata për shtyrjen e zgjedhjeve të qershorit me opozitën.Në konferencën e zhvilluar me gazetarët, kreu i qeverisë u shpreh i hapur për dialog mes palëve por jo për shkelje të Kushtetutës.Ai tha se dialogun me opozitën e ka kërkuar edhe kur nuk ka pasur fishekzjarre ndërsa bëri të ditur se nuk ka nevojë për miqtë ndërkombëtarë që t?I jap fund krizës politike.?Sa i takon dialogut nuk kam nevojë as për gjermanë, as amerikanë, as holandezë apo francezë, për tu ulur dhe dialoguar. Personalisht. E kam thënë dhe e përsëris dialogu është i pazëvendësueshëm në një proces demokratik normal. E kam kërkuar edhe kur nuk kishte fishekzjarre. Në leximin tim miqtë gjermanë kanë shprehur gadishmërinë për të ndihmuar. Është shumë e mirëseardhur por negociata nuk ka. Të jemi të qartë. Në kuptimin e një procesi negociatash që lidhen me 30 qershorin. Sepse nuk kemi asnjë mundësi të negociojmë kushtetutën e Shqipërisë. Në një marrëveshje të 2017 kam refuzuar shtyrjen dhe u shtynë një javë. Nuk shtyhen asnjë ditë se presidenti mes 23- 30 ka zgjedhur 30 dhe zgjedhjet e 30 qershorit do të mbahen më 30 qershor dhe në këtë pikë nuk kam asnjë mundësi reale për të fantazuar?

Recommended