Gjoba për qeset plastike, Cuci: Kemi vullnetin për të ndryshuar faqen e këtij vendi

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Qeveria miratoi sot vendimin për të ndaluar, importuar dhe tregtuar qeset plastike. VKM-ja do të hyjë në fuqi pas 2 muajsh, kohë kjo e lënë në dispozicion për bizneset që të marrin masa.

Vendimi parashikon gjobitje të bizneseve që tregtojnë me qese plastike nën 35 mikron, me një vlerë të kripur nga 1 mln deri në 1.5 mln lekë të rinj (për prodhuesit).

Numri dy i Ministrisë së Mjedisit, Ornela Cuci, në studion e lajmeve të Ora News tha se ky dikaster ka të gjithë vendosmërinë për të shpëtuar vendin nga mbetjet.

Cuci: Vetëm për çështjen e qeseve, kemi vendosur që gjobat për përdoruesit, prodhuesit, importuesit dhe tregtuesit e qeseve poshtë 70 mikron do të jenë 10-15 milion lekë të vjetra. Gjobat janë ndër më të mëdhatë realisht, çështja është ta zbatojmë të gjithë këtë. Ne kemi treguar në këto muaj të paktën se ne kemi vullnetin e plotë për të ndryshuar faqen e këtij vendi.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/gjoba-qeset-plastike-cuci-kemi-vullnetin-te-ndryshuar-faqen-e-ketij-vendi

Recommended